TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Qershor 2026, 21:19

“Vij direkt nga Komisariati”, aktivistja tregon çfarë deklaroi në polici për marshimin drejt Rinasit

Shkruar nga Pamfleti
“Vij direkt nga Komisariati”, aktivistja tregon çfarë
Protestuesja Luçiana Kokaj

Aktivistja Luçiana Kokaj ka deklaruar nga podiumi i protestës para Kryeministrisë se ishte thirrur në Komisariatin e Policisë për të dhënë sqarime lidhur me marshimin e zhvilluar një natë më parë drejt aeroportit të Rinasit.

Në fjalën e saj para protestuesve, Kokaj sqaroi se është pjesë e grupit që mori iniciativën për nisjen e protestave, por theksoi se organizatorët e vërtetë të tyre janë vetë qytetarët që marrin pjesë çdo ditë në tubime.

“Vij nga Komisariati i Policisë ku isha për të bërë një deklaratë për marshimin e djeshëm ashtu siç e sqarova unë jam pjesë e grupit që kemi marrë iniciativën për protestën ditën e parë, por jo organizatore, organizatorët jeni ju.

Marshimi i djeshëm ishte spontan, nuk ishte i organizuar. Ne respektojmë policinë, do të protestojmë edhe për ata. Çdo ditë do të respektojmë ligjin”, deklaroi ajo.

Aktivistja theksoi se pjesëmarrësit në protesta do të vijojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre për tubim, duke respektuar institucionet dhe ligjin. Deklarata e saj erdhi një ditë pasi qindra protestues marshuan për disa orë nga qendra e Tiranës drejt zonës së Rinasit, në një nga lëvizjet më të gjata të kësaj serie protestash.

Fjalimi i Kokajt u prit me duartrokitje nga protestuesit, ndërsa tubimi vijoi me mesazhe të tjera kundër qeverisë dhe thirrje për vazhdimin e protestave.

luçiana kokaj protesta

Lini një Përgjigje