Investitorët që do ndërtojnë në ishullin e Sazanit shprehen se e ardhmja e projektit do të varet nga vendimmarrja e Shqipërisë dhe e qytetarëve të saj.
Teksa shqiptarët po protestojnë prej 16 ditësh në Tiranë, qytete të tjera dhe përtej kufijve, kompania që do zhvillojë projektin turistik në ishullin e Sazanit ka reaguar për herë të parë publikisht. Ky reagim vjen në një kohë kur investimi është kthyer në objekt polemikash dhe kundërshtimesh nga grupe qytetarësh dhe aktivistësh.
Përmes një postimi të publikuar nga faqja “Sazan Coast” në platformën X, drejtori i Sazan Real Estate Development LLC, Asher Abehsera, ka deklaruar se prej katër vitesh po punohet për ndërtimin e një destinacioni turistik të standardeve ndërkombëtare në bregdetin shqiptar.
Sipas tij, projekti është ndërtuar mbi planifikim afatgjatë, respekt për mjedisin dhe synimin për të krijuar mundësi të qëndrueshme ekonomike për vendin.
“Prej katër vitesh kemi punuar për të krijuar një destinacion të klasit botëror në bregdetin shqiptar, një projekt i mbështetur në planifikim të kujdesshëm, kujdes ndaj mjedisit dhe mundësi ekonomike afatgjata”, -shprehet ai.
Abehsera thekson se ardhmja e Sazanit do të përcaktohet përfundimisht nga Shqipëria dhe nga shqiptarët.
“Prej katër vitesh kemi punuar për të krijuar një destinacion të klasit botëror në bregdetin shqiptar – një projekt i mbështetur në planifikim të kujdesshëm, kujdes ndaj mjedisit dhe mundësi ekonomike afatgjata.
Qëllimi ynë është i thjeshtë: të vlerësojmë bukurinë natyrore të Shqipërisë, të krijojmë vende pune dhe të ndërtojmë diçka për të cilën brezat e ardhshëm mund të jenë krenarë. E ardhmja e tij do të përcaktohet përfundimisht nga Shqipëria dhe nga shqiptarët. Asher Abehsera, kryetar i Sazan Real Estate Development LLC.”-thuhet në deklaratë.
Protestat kundër qeverisë kanë vendosur në qendër të debatit publik jo vetëm Zvërnecin, por edhe Sazanin. Edhe pse në mediat e huaja po pasqyrohet se protestat janë kundër investimeve të Ivanka Trump dhe burrit të saj Kushner në Sazan dhe Zvërnec, në fakt tubimet kanë marrë tjetër drejtim. Nuk po përmendën më këto investime.
Reagimi vjen në një moment kur projekti në ishullin e Sazanit vijon të jetë në qendër të diskutimeve publike, ndërsa kundërshtarët e tij kanë ngritur shqetësime për ndikimin e mundshëm në mjedis dhe në pasuritë natyrore të zonës.
Ndërkohë, autoritetet shqiptare kanë deklaruar më herët se investimi do t’i nënshtrohet procedurave ligjore dhe standardeve mjedisore të kërkuara, ndërsa debati mbi të ardhmen e projektit mbetet i hapur.
Shkoni nga keni ardhur se e bejme vete Shqiperine sa te heqim larot qe na kane shitur. Ne te gjithe historine e Ilireve te huajte kane luajtur me besen tone. Pritja qe ju be Zelenskit ne shtepine tuaj ne Amerike i skandalizoi te gjithe Shqiptaret e botes. Miku nuk fyhet e poshterohet ne shtepine tende. Shtepia e Shqiptarit i perket Zotit e mikut.
Nese ka Shtet le te beje nje referendum ti falet Ose jo ishulli i Sazanit kjo nuk eshte prone Private po prone e gjithe Shqiptareve Ne asnje vend te Botes nuk te fal njeri nje centimeter dhe jo me nje Ishull nuk behet fjele
Shqipetaret nuk ju duan!!!!
Destinacion I klasit botëror, që ujin, kanalizimet, shperndarjen etj, do ti beni me parate e Shqiptareve, domethene nga taksat tona. Furnizimin me energji elektrike, dhe të gjithe rrjetin e shperndarjes, të energjise elektrike etj., do të behen me parate e Shqiptareve. Taksat zero per 30 vjet, asnje takse infrastrukture, dhe shumë benefite të tjera. Po jepjuani keto favore Shqiptareve dhe i bëjnë ata keto dhe të perfitojne nga mundesite e Shqipërisë. Na mbyten të huaj, duke perfituar nga Shqiperia, ndersa Shqiptaret behen argate ne token e tyre, sepse Sulltani që sheh vetëm lart, lideri global, krijon vende pune jashte Shqipërisë. Jemi mirë, por do të behemi më mire.
Po Rama tha se nuk ka projekt.
Pike referimi per gjykimin edhe te ketij investimi, jane pazaret e deritanishme te hajduteve te politikes e qeverive shqiptare. Ata vete kane marre rryshfete te majme e populli asgje, asgje asgje... Shembulli Albpetrolit: Investim i huaj ???? Miliona ton nafte kane marre te huajt nga nentoka jone. Ne arken e shtetit nuk kane shlyer detyrimet minimale, me justifikime absurde. Politikanet heshtin dhe vetem heshtin. Por duket se po hesht edhe prokuroria qe filloi nje ceshtje penale. Shqiptaret e blejne naften e huaj me cmime marramendese!!!! Kromi dhe minierat i kane marre oligarke ose te huaj. Shqiotaret nuk perfitojne asgje. Bsnoret vendas punojne e paguhen si ne mesjete. Qeveria asnje fjale per abuzimet edhe ne kete sektor. Asnje nuk i heton xhepat e kryeministrave dhe ishkryeministrave apo ministrave perkates! Keshtu "do perfitojne shqiptaret" edhe nga Sazani, Zverneci dhe i gjithe bregdeti shqiptar. Dhe , po vazhdoi keshtu, shqiptaret do ikin ne arrati dhe Rama e Berisha do rritin pasurite dhe do tallen me kete popull duke ju servirur genjeshtra per fondet sovrane per pensionet, per zhvillimin e shqiperise ne menyre virtuale. Duan te na shesin si zhvillim kullat e ndertuara me parate e pista e qe do tua shesin koloneve te huaj, per te cilet kryeministri aktual nuk le takim e konference pa u bere thirrje italianeve izraeliteve tj te vine e te blejne kullat e alabarit, te xenit, te ortakeve te tyre me cmime qe nuk i kapin dot shqiptaret qe nuk vjedhin. Pra sekser!!!! Ky do jete edhe Sazani, Zverneci etj, po i pranuan amerikanet keto lloj pazaresh.