TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2026, 18:30

Veliaj uron 35-vjetorin e PS-së nga qelia: Gëzuar ditëlindjen gjithë familjes socialiste

Shkruar nga Pamfleti
Veliaj uron 35-vjetorin e PS-së nga qelia: Gëzuar ditëlindjen
Erion Veliaj

Teksa Partia Socialiste po feston 35-vjetorin e saj në një aktivitet të madh në Sheshin “Italia” në Tiranë, urimi i Erion Veliajt nuk ka munguar.

Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në paraburgim, ka zgjedhur të përcjellë një mesazh të shkurtër për socialistët në këtë ditë simbolike për forcën politike që qeveris vendin prej më shumë se një dekade.

Gëzuar ditëlindjen e 35-të gjithë familjes socialiste”, shkruan Veliaj në një postim në rrjetet sociale.

Mesazhi i tij vjen në një ditë të veçantë për socialistët, të cilët janë mbledhur në kryeqytet për të përkujtuar 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste. Aktiviteti po zhvillohet në praninë e drejtuesve të partisë, deputetëve, anëtarëve dhe mbështetësve të ardhur nga i gjithë vendi.

veliaj

Lini një Përgjigje