Në ditën e 13-të të protestave qytetare, Edi Rama ka zgjedhur të përgjigjet me një demonstrim force politike. Nën petkun e festës për 35-vjetorin e Partisë Socialiste, kryeministri ka mobilizuar deputetët, drejtuesit lokalë dhe strukturat e partisë për të mbushur Sheshin Italia, në një aktivitet që po lexohet si kundërpërgjigje ndaj revoltës në rrugë. Mes kritikave të figurave historike të PS-së dhe ankesave për pjesëmarrje me detyrim të administratës, festa e socialistëve po merr formën e një antimitingu përballë protestuesve.
Partia Socialiste pas pak minutash do të festojë 35-vjetorin e themelimit të saj në një aktivitet të madh në Sheshin Italia.
Në kushte normale do të ishte një ditë feste për socialistët, por këtë herë përvjetori po zhvillohet në një nga momentet më të vështira politike për mazhorancën.
Vetëm pak metra larg festës së socialistëve, qytetarët do të mblidhen sërish në protestë për të 13-ën ditë radhazi. Një revoltë që ka dominuar jetën politike të vendit gjatë dy javëve të fundit dhe që ka nxjerrë në rrugë mijëra qytetarë kundër qeverisë. Pikërisht për këtë arsye, aktiviteti i PS-së po shihet nga shumëkush jo thjesht si një festë për ditëlindjen e partisë, por si një lloj antimitingu dhe demonstrim force përballë protestuesve.
Burime nga socialistët bëjnë me dije se prej ditësh deputetët, drejtuesit politikë dhe krerët e degëve janë angazhuar për të siguruar pjesëmarrje sa më të madhe në aktivitet. Nga qarqet janë organizuar autobusë drejt Tiranës, ndërsa në administratë nuk kanë munguar ankesat se pjesëmarrja është kërkuar si detyrim dhe jo si zgjedhje.
Socialistët do të qëndrojnë në këmbë gjatë aktivitetit, ndërsa i vetmi që pritet të mbajë fjalim është kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama. Gjatë aktivitetit parashikohet gjithashtu edhe transmetimi i disa materialeve filmike, ndërsa nuk janë planifikuar fjalime të tjera.
Për shkak të masave të shtuara të sigurisë, mediat nuk lejohen të hyjnë brenda perimetrit të rrethuar ku zhvillohet aktiviteti.
Në thelb, mesazhi që kërkon të japë Rama duket i qartë: ndërsa protestuesit pretendojnë se përfaqësojnë zemërimin qytetar, ai dëshiron të tregojë se Partia Socialiste vijon të mbetet forca më e madhe politike në vend dhe se baza e saj mbetet e mobilizuar.
Por festa e këtij viti nuk ka entuziazmin e përvjetorëve të tjerë. 35-vjetori e gjen Partinë Socialiste të rrethuar nga kritika që vijnë jo vetëm nga opozita apo protestuesit, por edhe nga vetë familja e saj politike.
Ish-deputetja Arta Dade ka refuzuar të marrë pjesë në aktivitet dhe ka deklaruar se vendi i socialistëve të vërtetë është pranë të rinjve që protestojnë në shesh dhe jo në atë që ajo e ka cilësuar si një "antimiting" të organizuar nga lart. Edhe Ditmir Bushati ka kërkuar reflektim të thellë nga Partia Socialiste, duke e cilësuar protestën si një revoltë dinjiteti dhe një pasqyrë të problemeve të grumbulluara prej vitesh.
Ndërkohë, edhe Erion Braçe, në mesazhin e tij për 35-vjetorin, ka folur për nevojën e reflektimit, dëgjimit të socialistëve dhe shmangies së personalizimit të pushtetit. Edhe Elisa Spiropali ka artikuluar publikisht nevojën për një marrëveshje të re politike dhe forcimin e institucioneve përballë pushtetit.
Kështu, në ditën kur Partia Socialiste fryn 35 qirinjtë e saj, Edi Rama nuk ndodhet në atmosferën e një triumfi politik. Përkundrazi, ai feston në mes të një stuhie që vjen nga dy drejtime. Nga njëra anë janë protestuesit që prej 13 ditësh sfidojnë qeverinë në rrugë. Nga ana tjetër janë zërat kritikë brenda së majtës që kërkojnë reflektim dhe ndryshim.
Dhe për këtë arsye, aktiviteti i sotëm në Sheshin Italia duket më pak si një festë ditëlindjeje dhe më shumë si një përpjekje për të treguar forcë në një moment kur pushteti po përballet me sfidën më të madhe politike të viteve të fundit. /Pamfleti
Kjo eshte e vertet dhe shume e turpshme. Po behet presion me buken e gojes ne rrethe.
JU SOCIALISTE TE NDERSHEM E TE VERTETE LARGONI PSIKOPATIN QE JU KA ZEN DEREN NJE ORE E ME PARE SE KY GJEM ZI PO JU SJELL GJEMEN. PO TE JENI SHQIPTAR BASHKOHUNI ME PROTESTUSIT ANTI RAMES. SKA ÇFARE JU BEN PO U BET GRUSHT JU HA MENDEREN JO TU HEQ NGA PUNA. BEHUNI NJEHERE BURRA NE JETEN TUAJ SE NJE JETE KENI.
Plak i ndyre je o Edvin Kristaq Rama
Te ket kaq shume hajdut dhe simpatizant hajdutesh Shqiperis?! Kjo eshte foto fake. Nuk ka mundësi! Jane mbledh hajdutet e PSse, PDse e LSIse. E dijme, nuk jeni pak. Por prapë, jeni shume me pak se populli shqiptar. Dhe shteti e kombi po çlirohet nga ju.
Per mua faji kryesor eshte i shoqerise! Kete nuk ma leviz njeri! Nje shoqeri e zgjuar, qe e do punen, qe e di qe pa punuar nuk arrihet asgje, nuk toleron qeveri dhe barinj te ketij niveli! Ketu ka njerez qe marrin rroga pa u paraqitur fare ne pune!!! Cfare pret! Nuk po flas per ata qe kane fituar gjyqet (Nenpunesit Civil) e marrin rrogen se ju takon. Problemi eshte se me taksat tona paguhen edhe ata qe u kane zene vendet e punes! Pra turli otomano-pellazge!
Ky psikopat nuk ka mobilituar partine por të gjithë shtetin mor plehra! Luan me buken e gojes se njerëzve, luan me të ardhmen e rinise, luan per të konsoliduar pushtetin e tij despotik. Ky plehre duhet të perfundoje sa më shpejt ne Burg, dhe ti bashkohet Lali Erit, vella Beqjes, ortak Likes! Ky debil mashtrues që shikon endrra me sy hapur deklaroi sot se shqiptaret e nuk e dine se cfarë kerkojne, se investitoret, te cilet deri para pak koheve ishin të designuar nga ShBA, kanë hotelin me të madh ne bote ne Dubai! Lajthiti, se u be kohë që nuk ka pire ilaçet. E pret vella Vuçiçi në rradhe per në burg