TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Qershor 2026, 14:50

E rëndë në Maliq, 14-vjeçari ndërron jetë në banesë

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Maliq, 14-vjeçari ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq. Bëhet me dije se një 14-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Sipas informacioneve paraprake, raportohet se i mituri vuante prej kohësh nga epilepsia dhe kishte gjithashtu probleme kardiake që nga lindja.

Ka qenë nëna e tij ajo që ka kërkuar ndihmën e urgjencës mjekësore, por kur ekipi i mjekëve ka mbërritur në banesë, fatkeqësisht 14-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe verifikimet e nevojshme për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Mësohet se i mituri jetonte me nënën dhe njerkun e tij, pasi prindërit ishin të divorcuar. Autoritetet pritet të hedhin më shumë dritë mbi rastin pas përfundimit të veprimeve hetimore dhe ekspertizës mjeko-ligjore.

14-vjeçari maliq

Lini një Përgjigje