TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Prill 2026, 10:03

U ndoq dhe më pas u ekzekutua; detaje për vrasjen e 30-vjeçarit në Memaliaj, dyshime për atentat të organizuar

Shkruar nga Pamfleti

U ndoq dhe më pas u ekzekutua; detaje për vrasjen e 30-vjeçarit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur të martën në Memaliaj, ku mbeti i vrarë 30-vjeçari Endri Goxhaj, ndërsa hetimet po orientohen drejt pistës së një atentati të mirëorganizuar.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, ekzistojnë dyshime se vrasja nuk ka qenë një akt i çastit, por një krim i planifikuar. Mësohet se viktima është ndjekur në mënyrë të vazhdueshme në rutinën e tij të përditshme, deri në momentin e ekzekutimit.

Burime pranë hetuesve bëjnë me dije se po analizohet me imtësi e gjithë dinamika e ngjarjes, ndërsa deri në këtë fazë nuk ka ende një version përfundimtar mbi mënyrën e organizimit të saj. Në kuadër të hetimeve, janë marrë në pyetje disa persona, dëshmitë e të cilëve mbahen konfidenciale për shkak të procesit hetimor.

Autoritetet vijojnë punën në disa pista hetimi dhe mbeten të rezervuara për detaje të mëtejshme, në pritje të zbardhjes së plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

Lini një Përgjigje