TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Qershor 2026, 21:36

Një det njerëzish, një qytet pa gjumë!

Shkruar nga Pamfleti
Një det njerëzish, një qytet pa gjumë!
Pamje nga protesta

Pas tubimit para Kryeministrisë, protesta qytetare ka vijuar me një marshim masiv në rrugët e Tiranës. Thirrje për largimin e Edi Ramës, fundin e klasës politike të tranzicionit dhe ndërtimin e një “Shqipërie të Re”.

Mijëra qytetarë kanë pushtuar edhe këtë mbrëmje rrugët e Tiranës në ditën e 12-të të protestës qytetare, e cila tashmë është kthyer në një nga lëvizjet më të mëdha dhe më të pazakonta të 35 viteve të fundit.

Pas tubimit para Kryeministrisë, ku folës të shumtë denoncuan korrupsionin, emigracionin dhe gjendjen ekonomike në vend, protestuesit nisën marshimin nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit, duke shënuar një nga pjesëmarrjet më të larta që nga fillimi i revoltës. Ashtu si dje, edhe sot marshimi pritet të zgjasë deri në mensatë. 

Një det njerëzish, një qytet pa gjumë!

Mes flamujve kuqezi dhe pankartave kundër qeverisë, turma ka brohoritur vazhdimisht thirrje si: "Rama në burg!", "Berisha në burg!", "Ju erdhi fundi!" dhe "Shqipëri e Re!"

Thirrje që tregojnë se protesta nuk po drejtohet vetëm kundër qeverisë, por kundër gjithë klasës politike që ka dominuar vendin gjatë dekadave të fundit.

Një det njerëzish, një qytet pa gjumë!

Pjesëmarrësit akuzojnë qeverinë për keqqeverisje, korrupsion dhe shpopullimin e vendit, ndërsa një pjesë e mirë e tyre shprehen se nuk ndihen të përfaqësuar as nga opozita tradicionale.

Pikërisht kjo e ka bërë protestën të ndryshme nga tubimet politike të viteve të fundit. Në shesh nuk dëgjohen vetëm thirrje kundër Edi Ramës, por edhe kundër figurave historike të tranzicionit, duke e kthyer lëvizjen në një revoltë më të gjerë kundër establishmentit politik.

Një det njerëzish, një qytet pa gjumë!

Organizatorët dhe protestuesit e konsiderojnë këtë mobilizim si një moment historik, duke theksuar se për herë të parë mijëra qytetarë po dalin në rrugë pa thirrje partiake dhe pa strukturat tradicionale politike.

Marshimi po vijon në atmosferë të qetë, ndërsa qytetarët kanë paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Mesazhi që dominoi edhe sonte mbeti i pandryshuar: largimi i Edi Ramës, fundi i politikës së vjetër dhe nisja e një kapitulli të ri për Shqipërinë. /Pamfleti

 

protesta

2 Komente

  1. T
    Tironci

    Na kish marrë malli per flamurin e Gjergj Kastriotit. Na u peshtirosen flamujt e kuçedres "Rivdekje"

    1. j
      jonn

      Jam krenar qe jam shqiptar. ????????????????????????????????????????

      Lini një Përgjigje