Nuk ka surpriza në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës. Meksika e ka nisur me këmbën e mbarë edicionin e 23-të të Kupës së Botës, duke mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Afrikën e Jugut.
Julian Kuinones zhbllokoi ndeshjen që më minutën e 9. Sulmuesi shfrytëzoi gabimin fatal në mbrojtjen mike dhe u dha avantazhin vendasve.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të vendasve. Në minutën e 49, afrikanët mbetën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Sithol.
Në minutën e 66, Meksika bëri zëvendësimin historik. Në fushën e lojës Gilberto Mora, i cili u bë lojtari më i ri i Botërorit.
Një minutë më vonë vendi organizator i Botërorit gjeti edhe golin e qetësisë. Raul Himenez dyfishoi shifrat.
Në minutën e 82, Afrika e Jugut pësoi goditjen e radhës, Zuane u ndëshkua me kartonë të kuq pas një faulli antisportiv, duke lënë ekipin e tij me 10 lojtarë.
Ndeshjen e radhës, Meksika do ta luajë përballë Koresë së Jugut më 19 qershor në orën 03:00, ku do të kërkojë 3 pikët e radhës për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër, ndërsa Afrika e Jugut do të përballet me Çekinë më 18 qershor në orën 18:00.
Kur mendohej se do të mbyllej këtu edhe Meksika mori goditje nga arbitri brazilian, teksa Montes u ndëshkua me kartonin e kuq.
Lini një Përgjigje