TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Prill 2026, 22:40

Vrasja në Memaliaj, autori kontakti i fundit i të afërmit të zhdukur të  Aleksandër Sadikajt

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja në Memaliaj, autori kontakti i fundit i të afërmit të
Aleksandër Sadikaj

Donald Nelaj, autori i vrasjes në Memaliaj, duket se është një person i njohur për policinë.

Ai rezulton të jetë personi i fundit që ka pasur kontakt me Eraldo Muçin, mik i Aleksandër Sadikaj, i njohur ndryshe me nofkën “Sanco”, që u ekzekutua më 11 Qershor 2022, me anë të shpërthimit të një sasie tritoli të vendosur poshtë makinës me të cilën lëvizte në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut.

Kujtojmë se 30-vjeçari Eraldo Muçi, ka humbur çdo gjurmë prej datës 15 Qershor 2025.

Nëna e Eraldos, e cila ka dëshmuar para grupit hetimor, ka pohuar edhe për emisionin “Në Shënjestër” se biseda e fundit telefonike me të birin, ishte në orët e para të mëngjesit të 15 qershorit.

Unë me djalin tim, Eraldon, për herë të fundit kam folur më 15 Qershor. Ai doli në mëngjes dhe atë ditë shkoi në Memaliaj. Aty ai kishte disa shokë me të cilën rrinte.

E telefonova rreth orës 09:00. Më tha po pinte kafe. Folëm më vonë dhe më tha se do të vinte në shtëpi. Por ai nuk u kthye më”, është shprehur nëna e 30-vjeçarit”, ka rrëfyer Trëndafile Muçi.

Sipas të dhënave të deritanishme nga hetimet, besohet se zhdukja e beftë e Eraldo Muçit ka lidhje me miqësinë që ai kishte krijuar me Aleksandër Sadikajn, i njohur ndryshe edhe si “Sanço”.

 

sadikaj tepelene

Lini një Përgjigje