Publikohen detaje të reja lidhur me shpërthimin e ndodhur në fshatin Mamaj, në bashkinë e Tepelenës, ku dy persona mbetën të plagosur pas shpërthimit të një granate.
Sipas burimeve nga Spitali i Traumës në Tiranë, gjendja e dy të plagosurve 34-vjeçari Lisjen Shehu dhe 28-vjeçari Xhuljano Sala është aktualisht e stabilizuar. Raportohet se, ata ndodhen nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore, ndërsa kanë pësuar dëmtime kryesisht në duar dhe në fytyrë si pasojë e shpërthimit.
Ngjarja ndodhi në një kasolle, ku dyshohet se mbaheshin lëndë shpërthyese. Rrethanat e plota mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur dinamikën e incidentit.
Policia po verifikon origjinën e lëndës plasëse dhe nëse ajo mbahej në mënyrë të paligjshme, ndërsa priten zhvillime të tjera nga hetimet në vijim.
Lini një Përgjigje