TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Prill 2026, 15:44

Krim i rëndë në Podgoricë, vriten 3 persona; dy prej viktimave shqiptarë!

Shkruar nga Pamfleti
Krim i rëndë në Podgoricë, vriten 3 persona; dy prej
Foto ilustruese

Autoritetet malazeze dyshojnë se krimi erdhi pas mosmarrëveshjeve personale; viktimat dhe i dyshuari janë nga e njëjta zonë

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur në lagjen Aeroporti i Vjetër në Podgoricë, ku janë gjetur trupat e pajetë të tre të rinjve.

Policia ka identifikuar dy prej viktimave si vëllezërit Denis Hoti (28) dhe Nezrin Hoti (27), me origjinë nga Rozhaja. Sipas burimeve policore të cituara nga Vijesti, krimi nuk lidhet me përplasje mes grupeve kriminale.

Autoritetet kanë shpallur në kërkim Vehid Muriç nga Rozhaja, i cili dyshohet si autor i ngjarjes. Hetimet paraprake tregojnë se krimi është kryer gjatë natës në një apartament me qira, ku viktimat dhe i dyshuari po qëndronin për shkak të punës në një kantier ndërtimi në Podgoricë.

Policia deklaron se motivi i mundshëm lidhet me mosmarrëveshje personale mes palëve. Të gjithë personat e përfshirë janë nga Rozhaja.

Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se vrasja është kryer me armë të ftohtë. Pas ngjarjes, i dyshuari dyshohet se është larguar drejt qytetit të tij të lindjes, ku sipas policisë ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij në banesën familjare.

Krim i rëndë në Podgoricë, vriten 3 persona; dy prej
Foto nga vendi i ngjarjes

Rasti është raportuar nga familjarët, çka ka çuar në zbulimin e krimit në Podgoricë. 

Autoritetet po zhvillojnë një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e autorit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

podgoricë vrasje krim

Lini një Përgjigje