TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Prill 2026, 12:02

Operacioni antidrogë në Tiranë, goditen disa rrjete shpërndarësish; firmosen 30 urdhër-arreste

Shkruar nga Pamfleti
Operacioni antidrogë në Tiranë, goditen disa rrjete
Foto Ilustrim

Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion të gjerë antidrogë, i mbështetur në 30 urdhër-arreste të lëshuara nga prokuroria.

Sipas të dhënave nga hetimi, aksioni synon disa grupe kriminale që prej kohësh operojnë në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit. Hetimet i ka ndjekur sektori i Antidrogës së Tiranës për disa muaj.

Pikënisja e operacionit lidhet me procedime të mëparshme. Nga analiza e komunikimeve të sekuestruara në ato raste, hetuesit kanë siguruar prova që implikojnë persona të tjerë në të njëjtin aktivitet kriminal.

Gjatë fazës hetimore, struktura e Antidrogës ka përdorur metoda proaktive. Në disa raste janë kryer blerje të simuluara për të dokumentuar drejtpërdrejt shitjen e lëndëve narkotike dhe për të identifikuar rrjetin e shpërndarjes.

Deri në këtë fazë, autoritetet nuk kanë bërë publik numrin e personave të arrestuar. Po ashtu, mungojnë të dhëna zyrtare për sasitë e lëndëve narkotike të sekuestruara gjatë operacionit. 

operacion antidroge ne tirane

1 Komente

  1. T
    Tony

    Ne te gjitha luftrat vetem ushtaret vriten e ata qe i derguan bashke me gjeneralet nuk i gjen gje si te humbin e sita fitojne luften.

    Lini një Përgjigje