Policia e Beratit ka goditur një grup të strukturuar që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në qytet, duke arrestuar tre persona dhe duke vendosur një tjetër në “arrest shtëpie”.
Sipas hetimeve, aktiviteti kriminal zhvillohej në mënyrë të organizuar dhe kishte në fokus shitjen e kokainës në doza në zona të ndryshme të Beratit. Grupi ishte nën hetim prej rreth gjashtë muajsh nga strukturat e specializuara të policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë.
Në pranga kanë rënë shtetasit S. S., 46 vjeç, A. A., 30 vjeç dhe T. B., 38 vjeç, ndërsa për K. S., 18 vjeç, është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Të gjithë janë banues në lagjen “Çlirim”.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre dhe në automjetin e 46-vjeçarit, policia ka gjetur sasi kokaine të ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, si dhe ka sekuestruar 7 telefona celularë dhe një automjet.
“Goditet një grup kriminal që shiste droga të forta, në Berat.
Vihen në pranga 3 pjesëtarë të grupit.
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër pjesëtar.
Sekuestrohen sasi lënde narkotike Kokainë, 7 celularë dhe 1 automjet.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i një hetimi të kryer për 6 muaj, në koordinim me Prokurorinë e Beratit, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të disa shtetasve, të cilët në mënyrë të organizuar, shitnin droga të forta, në doza, në Berat, finalizuan operacionin e koduar “Prova”.
Në kuadër të këtij operacioni, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, u ekzekutuan në bashkëpunim me forcat e posaçme Operacionale dhe “Shqiponja”:
-masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit S. S., 46 vjeç, A. A., 30 vjeç dhe T. B., 38 vjeç;
-masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasin K. S., 18 vjeç, të gjithë banues në lagjen “Çlirim”.
Gjatë periudhës hetimore janë siguruar prova se 4 shtetasit siguronin dhe shitnin në doza, lëndë narkotike (kryesisht Kokainë), në lagje të ndryshme të qytetit.
Nga kontrollet e kryera në banesat e tyre, si dhe në automjetin e 46-vjeçarit, u gjet sasi lënde narkotike Kokainë e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje