TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Prill 2026, 16:37

Operacioni “Daku” kundër klanit mafioz, arrestohen 28 shqiptarë për trafik kokaine në Itali!

Shkruar nga Pamfleti
Operacioni “Daku” kundër klanit mafioz, arrestohen 28
Foto ilustruese

Grupi përdorte metoda të sofistikuara për t’i shmangur hetimet, përfshirë numra telefoni fiktivë, platforma sociale dhe komunikime të koduara përmes kanaleve VoIP, automjete të modifikuara për transport droge dhe ambiente të fshehura për ruajtje, përpunim dhe shpërndarje.

28 shqiptarë kanë rënë sot në pranga nga Antimafia eTrentos, në kuadër të operacionit “Daku”, i cili filloi në vitin 2023.

I gjithë operacioni filloi pasi u dokumentuan mbi 150 incidente të trafikut të drogës përmes mbikëqyrjeve, pamjeve video dhe fotografive. Të dyshuarit kishin ngritur një sistem komunikimi për të shmangur përgjimin përmes llogarive fiktive, bisedave të koduara dhe platformave të mediave sociale.

Në total janë sekuestruar mbi 60 kg drogë e llojit kokainë, hashash dhe heroinë apo kanabis. Janë kapur gjithashtu rreth 80 mijë euro cash, armë dhe materiale të tjera si prova me vlerë.

Organizata përdorte gjuhë të koduar, shpesh edhe nofkën në shqip “Daku” ku kontigjentët thërrisnin njëri-tjetrin. Janë kryer përgjime ambientale dhe telefonike, gjithashtu dekriptuar bisedat e ndryshme në platforma, rrjete sociale dhe telefona.

Organizata mësohet se përbëhej nga 5 celula, kurse kokaina pas Amerikës Latine, ku përzgjidhej cilësia më e mirë, vinte nëpërmjet Belgjikës dhe Spanjës kryesisht. Droga fshihej në funde të dyfishta të ndërtuara posaçërisht në mjetet e transportit. 

Si funksiononte grupi?

Grupi përdorte metoda të sofistikuara për t’i shmangur hetimet, përfshirë numra telefoni fiktivë, platforma sociale dhe komunikime të koduara përmes kanaleve VoIP, automjete të modifikuara për transport droge dhe ambiente të fshehura për ruajtje, përpunim dhe shpërndarje.

Hetimet identifikuan jo vetëm drejtuesit, por edhe bashkëpunëtorët, përfshirë furnitorë, magazinierë, shpërndarës dhe korrierë që transportonin kokainë nga Belgjika dhe Spanja drejt Italisë, shpesh me ngarkesa prej 10–15 kilogramësh të fshehura në automjete me vende të posaçme.

Rrjeti funksiononte sipas një zinxhiri të plotë furnizimi, nga sigurimi i drogës jashtë vendit, transporti, magazinimi dhe deri te shpërndarja me shumicë dhe pakicë.

Përveç bërthamës kryesore, vepronin edhe pesë grupe të tjera territoriale. Një prej tyre siguronte kokainë me cilësi të lartë falë kontakteve direkte me importues në Amerikën e Jugut, me përqindje të lartë të substancës aktive deri në 85%. Një tjetër grup, i përbërë nga të rinj, merrej me shpërndarjen në nivel lokal.

Një grup i tretë, me bazë në Merano, furnizohej nga Spanja dhe mbështeste grupin kryesor në periudha mungese. Drejtuesi i tij u arratis në Barcelonë pas arrestimeve të para.

Një grup tjetër merrej me furnizimin e marijuanës nga Lombardia, ndërsa grupi i fundit, i përbërë nga të rinj nga Bolzano, shpërndante kokainë dhe hashash në doza të vogla. Ky grup përdorte edhe armë për të mbledhur borxhet nga klientë problematikë; gjatë një kontrolli policor u sekuestrua një pistoletë gjysmëautomatike.

operacioni “daku” arrestime

Lini një Përgjigje