Hetimet kanë nisur nga viti 2023 teksa në total janë sekuestruar mbi 60 kg drogë e llojit kokainë, hashash dhe heroinë apo kanabis. Janë kapur gjithashtu rreth 80 mijë euro cash, armë dhe materiale të tjera si prova me vlerë.
Detaje të reja janë zbardhur nga maksioperacioni i koduar “Daku”, gjatë të cilit pas dy vitesh hetimeve dhe aksionesh të vogla, u çmontua një organizatë e madhe e përbërë kryesisht nga shqiptarë.
28 urdhra-arresti janë lëshuar dhe ekzekutuar, pjesa më e madhe e tye me arrest në burg dhe të tjerët me arrest shtëpie dhe detyrim paraqitjeje.
Hetimet kanë nisur nga viti 2023 teksa në total janë sekuestruar mbi 60 kg drogë e llojit kokainë, hashash dhe heroinë apo kanabis. Janë kapur gjithashtu rreth 80 mijë euro cash, armë dhe materiale të tjera si prova me vlerë.
Organizata përdorte gjuhë të koduar, shpesh edhe nofkën në shqip “Daku” ku kontigjentët thërrisnin njëri-tjetrin. Janë kryer përgjime ambientale dhe telefonike, gjithashtu dekriptuar bisedat e ndryshme në platforma, rrjete sociale dhe telefona.
Organizata mësohet se përbëhej nga 5 celula, kurse kokaina pas Amerikës Latine, ku përzgjidhej cilësia më e mirë, vinte nëpërmjet Belgjikës dhe Spanjës kryesisht.
Droga fshihej në funde të dyfishta të ndërtuara posaçërisht në mjetet e transportit. 22 persona ishin arrestuar më herët në aksione të ndryshme, teksa hetimet e Antimafias së Trentos janë në proces. Ndalime janë kryer në zona të ndryshme të Tirolit, zona veriore e Italisë. Nga Milano deri në Ankona.
Detajet nga policia italiane për operacionin “Daku”:
Autoritetet italiane kanë zbatuar 10 masa sigurie me burg për persona të gjithë rezidentë në provincën e Bolzanos, ndërsa 8 persona të tjerë janë vendosur në arrest shtëpie dhe 10 të tjerë janë nën detyrim paraqitjeje në provinca të ndryshme, përfshirë Barletta-Andria-Trani, Brescia, Monza Brianza, Pordenone dhe Sondrio.
Sipas hetimeve të zhvilluara nga Skuadra Mobile e Bolzanos dhe të drejtuara nga Prokuroria Distrektuale Antimafia e Trentos, masat janë marrë pas një operacioni kompleks kundër trafikut kombëtar dhe ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Hetimi kishte nisur në qershor 2023 me arrestimin e tre personave dhe sekuestrimin e mbi 1 kilogrami kokainë.
Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë 22 persona dhe janë sekuestruar gjithsej 34 kilogramë kokainë, 23 kilogramë marijuanë, 5.6 kilogramë hashash, 76 mijë euro para cash të dyshuara si të ardhura nga trafiku i drogës, si dhe një armë zjarri. Autoritetet kanë dokumentuar rreth 150 episode shpërndarjeje droge.
Hetimet kanë zbuluar ekzistencën e një organizate të strukturuar kriminale që vepronte në mënyrë të qëndrueshme në territorin e Tirolit të Jugut, me shtrirje kombëtare dhe ndërkombëtare. Anëtarët kishin role të ndara qartë dhe kapacitete të konsiderueshme logjistike dhe financiare, që garantonin furnizim të vazhdueshëm me drogë, kryesisht kokainë.
Grupi përdorte metoda të sofistikuara për t’i shmangur hetimet, përfshirë numra telefoni fiktivë, platforma sociale dhe komunikime të koduara përmes kanaleve VoIP, automjete të modifikuara për transport droge dhe ambiente të fshehura për ruajtje, përpunim dhe shpërndarje.
Hetimet identifikuan jo vetëm drejtuesit, por edhe bashkëpunëtorët, përfshirë furnitorë, magazinierë, shpërndarës dhe korrierë që transportonin kokainë nga Belgjika dhe Spanja drejt Italisë, shpesh me ngarkesa prej 10–15 kilogramësh të fshehura në automjete me vende të posaçme.
Rrjeti funksiononte sipas një zinxhiri të plotë furnizimi, nga sigurimi i drogës jashtë vendit, transporti, magazinimi dhe deri te shpërndarja me shumicë dhe pakicë.
Përveç bërthamës kryesore, vepronin edhe pesë grupe të tjera territoriale. Një prej tyre siguronte kokainë me cilësi të lartë falë kontakteve direkte me importues në Amerikën e Jugut, me përqindje të lartë të substancës aktive deri në 85%. Një tjetër grup, i përbërë nga të rinj, merrej me shpërndarjen në nivel lokal.
Një grup i tretë, me bazë në Merano, furnizohej nga Spanja dhe mbështeste grupin kryesor në periudha mungese. Drejtuesi i tij u arratis në Barcelonë pas arrestimeve të para.
Një grup tjetër merrej me furnizimin e marijuanës nga Lombardia, ndërsa grupi i fundit, i përbërë nga të rinj nga Bolzano, shpërndante kokainë dhe hashash në doza të vogla. Ky grup përdorte edhe armë për të mbledhur borxhet nga klientë problematikë; gjatë një kontrolli policor u sekuestrua një pistoletë gjysmëautomatike.
Lini një Përgjigje