TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Prill 2026, 12:59

Vrau fqinjin e tij me çekiç, dënohet me burgim të përjetshëm Isuf Hasa

Shkruar nga Pamfleti

Vrau fqinjin e tij me çekiç, dënohet me burgim të

Gjykata e Apelit ka vendosur dënimin me burgim të përjetshëm për Isuf Hasën, i akuzuar për vrasjen e fqinjit të tij, Xhemal Meta.

Sipas vendimit, Hasa është shpallur fajtor për kryerjen e krimit, pasi ka goditur për vdekje Metën me çekiç. Hetimet kanë zbuluar se ngjarja ka ndodhur gjatë një tentative për vjedhje, e cila përfundoi me pasoja fatale për viktimën.

Apeli ka vlerësuar se bëhet fjalë për një krim të rëndë, duke lënë në fuqi dënimin maksimal për shkak të rrezikshmërisë dhe pasojave të rënda për jetën e njeriut.

Kujtojmë se dy ditë pas krimit, para oficerëve gjyqësore autori ka shpjeguar gjithë dinamikën dhe motivin pse e kreu krimin.

Autori ka treguar se kishte shkuar në shtëpinë e Xhemal Metës, kishin pirë kafe dhe aty kishin debatuar. Sipas pretendimeve të Hasës, viktima përveçse e bullizonte dhe ofendonte, gjithashtu i kishte ngacmuar edhe gruan.

“Më 13 janar shkova në mëngjes në shtëpinë e Xhemalit dhe konsumuam kafe. Pasi mbaruam, do të shkonim në lokalin e fshatit. Në oborrin e shtëpisë së tij pashë çekiçin dhe e mora e qëllova nga pas. E qëllova pasi kishte shumë kohë që më ofendonte. Kisha kuptuar që më ngacmonte gruan. Unë punoj roje nate në Dajt dhe kishte raste nuk shkoja disa netë në shtëpi. Xhemali më merrte në telefon dhe më thoshte që si nuk na dhe një herë nga rakia e gruas tënde. Kisha kohë që nuk po e duroja dot. Pasi e vrava i mora lekët. E dija që kishte lekë sepse m’i kishte treguar po ai vetë. Më pas kam shkuar tek stacioni elektrik dhe deri në Tiranë kam zbritur me një makinë të tyre. Më pas shkova tek shtëpia e vajzës në Vorë ku fsheha çekiçin”, tregoi 64-vjeçari Hasa.

Lini një Përgjigje