TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Prill 2026, 12:19

Ekzekutohet 20-vjeçari shqiptar në Suedi, plagoset edhe një vajzë; detajet e para mbi krimin

Shkruar nga Pamfleti
Ekzekutohet 20-vjeçari shqiptar në Suedi, plagoset edhe një
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një i ri shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri, ndërsa një vajzë rreth 25 vjeçe ka mbetur e plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Helsinborgut në Suedi, ndërsa mediat suedeze shkruajnë se krimi ka ndodhur pak para mesnatës së së dielës.

Policia ka arrestuar një person lidhur me sulmin me armë, ndërsa viktima dyshohet se është një emigrant shqiptar, me origjinë nga qyteti i Fierit. Viktima është qëlluar me armë në parkingun e një ndërtese, ndërsa policia lokale tha se ka arrestuar një person.

Dyshimet e para bëjnë me dije se në ngjarjen kriminale mund të jenë përfshirë disa persona, ndërsa nuk dihet nëse i arrestuari është autori apo një prej personave të përfshirë në ngjarjen.

“Ne nuk dyshojmë se ai është autori i vrasjes", tha prokurori Anders Svensson për mediat. 

I arrestuari u kap mbrëmjen e së hënës, por prokurori nuk tha se ku u bë arrestimi ose pse burri është i dyshuar.

“Hetimi është në kulmin e tij dhe ende po bëhet një punë e gjerë, tha ai.

Pak para orës 3 të mëngjesit, hetuesit e policisë filluan punën e tyre në vendngjarje. Ndër të tjera, ata ekzaminuan një makinë brenda barrierave.

Sipas informacionit të dhënë nga mediat suedeze, makina mund të jetë e lidhur me të shtënat.

Dëshmitarët thuhet se panë një furgon gri duke u larguar nga vendi i ngjarjes, duke ngritur dyshime se autorët mund të jenë larguar me të.

Ekzekutohet 20-vjeçari shqiptar në Suedi, plagoset edhe një

Viktima, sipas mediave vendase, është i njohur për policinë. Kohët e fundit, vjeshtën e kaluar, ai ishte në paraburgim nën dyshimin për rrëmbim. Ai u lirua nga paraburgimi në nëntor. Sipas burimeve, ai është i lidhur me rrjetin Adolfberg në Helsingborg. Hetimet janë përqëndruar në pistën e përplasjeve mes grupeve dhe klaneve të drogës.

Ndërkohë gjendja e të plagosurës përshkruhet si serioze, por e qëndrueshme. "Ajo i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ne e kemi në mbrojtje policore në spital", thotë Karim Ottosson, shefi i policisë lokale në Helsingborg.

Ai gjithashtu deklaron se janë mbajtur intervistat fillestare me gruan e plagosur, e cila është gjithashtu e njohur për policinë.

 

suedi vrasje shqiptar

Lini një Përgjigje