FIFA ka prezantuar dizenjot e reja të trofeve individualë që do t’u jepen lojtarëve më të dalluar në përfundim të Kupës së Botës. Bëhet fjalë për “Topin e Artë”, “Dorezën e Artë” dhe “Këpucën e Artë”, tre nga çmimet më prestigjioze që ndahen gjatë kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit.
Trofetë janë realizuar nga marka sportive Adidas dhe ruajnë linjat tradicionale që i kanë karakterizuar ndër vite. Me ngjyrë të artë dhe një dizajn elegant, ato synojnë të pasqyrojnë rëndësinë dhe prestigjin e çmimeve që përfaqësojnë.
Në edicionin e fundit të Botërorit, Lionel Mesi u shpall fitues i “Topit të Artë” si lojtari më i mirë i turneut, Emiliano Martinez fitoi “Dorezën e Artë” si portieri më i mirë, ndërsa Kilian Mbape u vlerësua me “Këpucën e Artë” si golashënuesi më i mirë. Të tre futbollistët ishin protagonistë të skuadrave që arritën deri në fazat më të avancuara të kompeticionit, duke treguar se suksesi kolektiv shpesh luan rol të rëndësishëm edhe në vlerësimet individuale.
Pritshmëritë për këtë edicion janë të larta, veçanërisht sa i përket garës për “Këpucën e Artë”. Ky çmim mund të marrë një vëmendje të veçantë, pasi disa prej yjeve të futbollit botëror synojnë të hyjnë në histori si golashënuesit më të mirë të Kupës së Botës.
Mes emrave më të përfolur mbeten Kilian Mbape dhe Lionel Mesi, të cilët synojnë të afrohen ose të tejkalojnë rekordin e legjendës gjermane Miroslav Klose. Ish-sulmuesi i Gjermanisë mban aktualisht vendin e parë në renditjen historike të golashënuesve të Botërorit me 16 gola të realizuar.
FIFA have unveiled the ???????????????????????? ????????????????, ???????????????????????? ????????????????, and ???????????????????????? ???????????????????? awards for the World Cup. pic.twitter.com/9lmbPolw3F
— WorldCup Xtra (@FIFAWCXtra) June 11, 2026
Lini një Përgjigje