TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Qershor 2026, 18:33

Kupa e Botës ngre siparin me sfidën Meksikë-Afrikë e Jugut, çfarë po ndodh në “Estadio Bonaparte” pak orë para ndeshjes (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kupa e Botës ngre siparin me sfidën Meksikë-Afrikë e Jugut,

Magjia e Kupës së Botës rikthehet sot me ndeshjen mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, e cila do të luhet në “Estadio Banorte” duke nisur nga ora 21:00. Në Meksikë, për shkak të diferencës kohore, sfida do të startojë në orën 13:00 sipas kohës lokale.

Entuziazmi i tifozëve është ndier që në orët e para të mëngjesit. Qindra mbështetës janë parë pranë stadiumit që nga ora 07:30, rreth pesë orë e gjysmë përpara nisjes së takimit. Fluksi i madh i tifozëve ka bërë që organizatorët të hapin portat herët për të lehtësuar hyrjen e tyre në impiant.

Vëmendja e botës së futbollit është përqendruar te Meksika, aty ku nis zyrtarisht spektakli i shumëpritur. Kombëtarja vendase konsiderohet favorite për të marrë fitoren në përballjen e parë të turneut.

Ky edicion i Kupës së Botës shënon një moment historik, pasi për herë të parë zhvillohet me pjesëmarrjen e 48 skuadrave kombëtare. Formati i ri pritet të sjellë më shumë ndeshje, rivalitet më të madh dhe emocione të shtuara për tifozët në mbarë botën.

meksika afrika e jugut ndeshja hapëse e botërorit

Lini një Përgjigje