
Ditën e sotme po mbahet protesta e 12 në kryeqytet, ku qytetarët kërkojnë revolucion, largimin e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij dhe duke u barazlarguar nga të gjithë kahet politike.
Mesazhet nuk kanë munguar gjatë këtyre 12 ditëve. Influencerja Griselda Katirai është paraqitur në protestë me jastëk me vete, ku tha se po proteston pasi kupa u mbush dhe nëse është e nevojshme protestuesit do ta gdhijnë poshtë dritares së Ramës.
“Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë. Mos të na ironizojë Rama ne influencerave. Tepsia kërkon kurban, Ramën dhe Berishën. Unë protestoj sepse kupa është mbushur. Nuk duam investime lukse por spitale. Një e i sëmurë shkon të bëjë serumin e të marrë veten, jo të shkojë të blejë serumin sepse nuk ka spitali. Shqiptarët të mblidhen të gjithë dhe ta gdhijmë para Kryeministrisë nëse është e nevojshme”, tha ajo.
Lini një Përgjigje