Ka marrë fund pritja për tifozët e futbollit në mbarë botën, pasi Kupa e Botës 2026 ka nisur zyrtarisht.
Ndeshja hapëse e turneut zhvillohet mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut. Meksika, një nga tre vendet organizatore të këtij edicioni dhe vendi i parë në histori që pret Botërorin për herë të tretë, synon ta nisë aventurën me një fitore para publikut vendas.
Nga ana tjetër, Afrika e Jugut, e njohur edhe si “Bafana Bafana”, kërkon të bëjë surprizën që në startin e kompeticionit dhe të marrë një rezultat pozitiv ndaj vendasve.
Takimi do të luhet në “Mexico City”, ndërsa drejtësinë në fushë do ta ndajë arbitri brazilian Uilton Sampaio.
Botërori 2026 konsiderohet një edicion historik, pasi organizohet nga tre vende pritëse dhe pritet të sjellë një spektakël të madh futbolli përgjatë javëve në vijim.

Lini një Përgjigje