
Një sherr i dhunshëm ndodhi paraditen e sotme mes dy grupeve të rinjsh në qytetin e Korçës.
Ngarja ndodhi në lagjen nr. 2 të qytetit, ku mbeti i plagosur një 17-vjeçar me iniciale E.B., i cili u transportua menjëherë në spitalin e Korçës.
Burime policore konfirmuan se i mituri ka marrë plagë që dyshohet se janë shkaktuar nga mjet prerës, thikë.
Mjekët ndërhynë menjëherë dhe deklaruan se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Ai vijon trajtimin me terapi në ambientet e spitalit, ndërsa po merret edhe dëshmia e tij paraprake lidhur me konfliktin.
Sipas të dhënave paraprake, pas goditjes, 16-vjeçari ka rënë mbi kangjellat pranë vendngjarjes, duke marrë dëmtime shtesë dhe çarje në trup.
Gjatë përleshjes janë përdorur grushte, shkelma dhe sende të forta, ndërsa hetuesit po verifikojnë edhe përdorimin e një arme të ftohtë. Autorët e dyshuar janë larguar nga vendngjarja dhe po kërkohen nga policia e Korçës.
Hetimet vijojnë dhe motivet e konfliktit nuk janë bërë ende publike.
Lini një Përgjigje