Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Savër të Lushnjës.
Viktima është identifikuar si Skënder Malia, rreth 55 vjeç, banor i zonës. Trupi i tij është konstatuar në rrugë nga banorë të lagjes, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, dyshohet se shkaku i vdekjes lidhet me konsum të tepërt të pijeve alkoolike.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe urgjencës, të cilat kanë kryer veprimet e para procedurale. Trupi është transportuar për ekzaminim mjeko-ligjor, nga i cili pritet të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes.
Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Lini një Përgjigje