TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Prill 2026, 22:18

Goditja e "Call Center"-ave në Tiranë, sekuestrohen rreth 1 mln euro

Shkruar nga Pamfleti

Goditja e "Call Center"-ave në Tiranë, sekuestrohen rreth 1

Zbardhen detaje të reja nga operacioni i zhvilluar ndaj call center-ave në Tiranë, ku autoritetet kanë zgjeruar hetimet dhe kanë shtuar masat e sigurisë ndaj personave të përfshirë.

Sipas burimeve, janë caktuar 9 masa sigurie, ndërsa kontrollet janë ushtruar në tre call center-a që operonin në katër ambiente të ndryshme, me një kapacitet prej rreth 300 vende pune. Ndërkohë raportohet se 4 persona kanë rënë në pranga, ndërsa policia vijojnë kërkimet për personat e tjerë të përfshirë.

Nga hetimet paraprake rezulton se këto struktura dyshohet se ishin të përfshira në skema mashtrimi ndaj shtetasve të huaj, kryesisht nga Austria, Italia, Spanja, Greqia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Operacioni është kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, i drejtuar nga prokurorja Rovena Zoto, në koordinim me autoritetet gjermane dhe austriake, të cilat kanë qenë edhe iniciatore, duke referuar materialet që kishin në dispozicion, drejt institucioneve të vendit tonë. Hetimet kishin nisur 2 vite më parë, menjëherë pasi autoritetet gjermane dhe austriake ndanë informacionet që dispononin me autoritetet shqiptare.

Gjatë operacionit janë shoqëruar disa persona, ndërsa autoritetet po verifikojnë përfshirjen e tyre për të vendosur mbi masa të mëtejshme sigurie. 

Një nga elementët kryesorë të aksionit është sekuestrimi i një shume të konsiderueshme parash, që sipas burimeve arrin në rreth 1 milion euro cash.

Sipas raportimeve, dy nga ambientet e kontrolluara ndodheshin në një qendër biznesi në Rrugën e Kavajës, zonë ku ishte përqendruar një pjesë e aktivitetit të këtyre call center-ave. 

Operacioni vijon, ndërsa hetuesit po punojnë për identifikimin e plotë të personave të përfshirë dhe zbardhjen e skemës së dyshuar kriminale. 

Lini një Përgjigje