TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Prill 2026, 20:43

Prokuroria e Tiranës aksion kundër “Call Center”-ave, kontrolle te Rruga e Kavajës dhe Kopshti Zoologjik!

Shkruar nga Pamfleti
Prokuroria e Tiranës aksion kundër “Call Center”-ave,
Foto ilustruese

Prokuroria e Tiranës dhe Krimi Ekonomik kanë ndërmarrë kontrolle ndaj disa call centerave në Rrugën e Kavajës dhe pranë Kopshtit Zoologjik. Në hetim janë përfshirë edhe shtetas të huaj, ndërsa autoritetet kanë identifikuar ambiente me dhjetëra operatorë që dyshohet se ushtronin këtë aktivitet. Ka disa të shoqëruar.

Prokuroria e Tiranës dhe Krimi Ekonomik po zhvillojnë një aksion kundër call centerave. Kontrollet po zhvillohen te Rruga e Kavajës dhe Kopshti Zoologjik në Tiranë.

Mësohet se në Rrugën e Kavajës janë identifikuar dy kate të një pallati që ishin kthyer në call center. Po ashtu, një call center është zbuluar pranë kopshtit zoologjik. Raportohet se nga ky operacion ka disa persona të arrestuar. Gjithashtu mësohet se janë sekuestruar edhe shuma të mëdha parash.

Në këto biznese janë dhjetra vende pune me operatorë. Në ndihme të hetimeve janë edhe shtetas gjermanë dhe austriakë. Prokurorja e çështjes është Rovena Zoto.

Kujtojmë që ky aksion vjen pas operacionit të SPAK në janar të këtij viti, i cili në bashkëpunim me autoritetet italiane, goditi një grup që mashtronin qytetarët e BE përmes call centerave dhe u zhvatën dhjetëra miliona euro.

Kokat e këtij biznesi mashtrues ishin 3 vëllezër nga Tropoja, Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj,  Gjatë kontrolleve u sekuestruan kompjuterë dhe portofole kriptomonedhash, të cilat dyshohet se lidhen me mashtrimin e qytetarëve të BE.

Grupi përdorte një skemë të mirë menduar për të humbur gjurmët, duke ndërruar herë pas herë ambientet me qira ku ushtronte aktivitetin e paligjshëm.

Në Shqipëri vihet re një rritje e call centerave mashtruese, të cilat  operojnë në mënyrë të organizuar dhe me target ndërkombëtar. Ndërkohë janë intensifikuar kontrollet dhe hetimet për të goditur këto aktivitete, të cilat shpesh përfshijnë edhe shtetas të huaj.

Mbetet për t'u parë nëse do vijojë lufta ndaj këtyre 'kërpudhave' mashtruese që kanë mbirë në çdo cep të kryeqytetit. 

call centera krimi ekonomik

1 Komente

  1. G
    Gysi

    Kreshnik Alimashi te erdhi ora te shkosh ne burg, nuk i ha dot leket e call centerave o ushtari i Gysit

    Lini një Përgjigje