
Rikthimi i emigrantëve drejt Greqisë pas festimit të Pashkës Ortodokse në vendlindje ka sjellë fluks të shtuar në pikën kufitare të Kapshticës.
Sipas informacioneve nga terreni, në këtë pikë kalimi janë krijuar radhë të gjata automjetesh, me dhjetëra mjete në pritje dhe kolonë që arrin mbi 1 kilometër. Fluksi ka sjellë lëvizje të ngadalta dhe vonesa për udhëtarët.
Burime nga dogana bëjnë me dije se pala shqiptare po operon me 5 sportele në dalje, duke punuar me kapacitet të plotë për përballimin e situatës. Ndërkohë, pala greke ka në funksion 6 korsi në hyrje.
Pavarësisht masave, numri i lartë i udhëtarëve ka krijuar ngarkesë në qarkullim, ndërsa pritet që fluksi të vijojë edhe në orët në vijim.
Lini një Përgjigje