TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Prill 2026, 18:01

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 18:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 18:00

Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:

Brukseli ka bllokuar dy iniciativa të qeverisë shqiptare, përfshirë “paqen fiskale” dhe amnistinë penale, duke kërkuar konsultime para çdo vendimi final.

Ky zhvillim ka nxitur debat politik në Tiranë, ku opozita e ka cilësuar si humbje të kontrollit të qeverisë.

Në politikën e brendshme, opozita akuzon kryeministrin për përdorim të shumicës parlamentare për presion mbi drejtësinë, ndërsa kreu i qeverise zhvilloi takime me strukturat e PS-së në Vlorë, me fokus zgjedhjet vendore dhe projektet infrastrukturore.

Në fushën e drejtësisë dhe sigurisë, SPAK po avancon hetimet për disa dosje të mëdha, përfshirë laboratorin e kokainës në Fier, një rrëmbim biznesmeni dhe grupe kriminale të përfshira në përgjime SKY ECC, ndërsa disa persona janë arrestuar ose shpallur në kërkim.

Në ngjarjet e rënda, një 47-vjeçar në Fier u gjet i vdekur gjatë një tentative vjedhjeje, ndërsa palestinezi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Tiranës për vrasjen e së bijës vitin e kaluar në Tiranë.

Në arenën ndërkombëtare, Hungaria ka zgjedhur një drejtim të ri politik me fitoren e Péter Magyar, duke sjellë reagime edhe në Tiranë. Ndërkohë, në SHBA, Donald Trump dhe Papa Leo janë përfshirë në një përplasje të ashpër publike, ndërsa tensionet SHBA–Iran po rriten.

Lini një Përgjigje