TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Prill 2026, 14:21

Zyrat e reja të BKH përballë SPAK, ndërtohet urë lidhëse për dy strukturat e drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti
Zyrat e reja të BKH përballë SPAK, ndërtohet urë
Zyrat e reja të BKH përballë SPAK

Një strukturë lidhëse fizike po ndërtohet mes ambienteve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme, ndërsa paralelisht po zhvillohen plane për forcimin e kapaciteteve hetimore brenda BKH.

Ura që do të bashkojë dy institucionet është ende në ndërtim dhe synon të krijojë një lidhje funksionale mes tyre.

Në të njëjtën kohë, në raportimin vjetor të SPAK evidentohet propozimi për ngritjen e një force operacionale brenda BKH, e cila do të ketë aftësi për vëzhgim dhe infiltrime në hetime të fshehta.

Kjo nismë lidhet me synimin për të rritur autonominë e hetuesve të BKH, të cilët aktualisht vazhdojnë të mbështeten te Policia e Shtetit për disa procese që nga krijimi i institucionit. Përmes kësaj strukture të re synohet kufizimi i rrjedhjes së informacionit gjatë operacioneve hetimore dhe zgjerimi i kapaciteteve në terren.

Propozimi vjen në një periudhë kur SPAK ka evidentuar raste të dekonspirimit të aksioneve, që kanë ndikuar në dështimin e tyre. Sipas vlerësimit të institucionit, krijimi i një njësie të dedikuar brenda strukturës do të ndikojë në rritjen e kontrollit mbi informacionin dhe në zhvillimin e metodave të hetimit.

Që nga ngritja sipas modelit të FBI, BKH ka marrë përgjegjësi të zgjeruara, përfshirë administrimin e përgjimeve dhe së fundmi edhe njësi me funksion parandalues. Megjithatë, njësia për vlerësimin e riskut rezulton ende jo funksionale.

Në aspektin procedural, ambientet e marrjes në pyetje janë pajisur me sisteme kamerash dhe regjistrimi audio, me qëllim dokumentimin dhe monitorimin e plotë të deklarimeve të dëshmitarëve dhe personave të përfshirë në hetime.

zyrat e reja të bkh përballë spak

Lini një Përgjigje