TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Prill 2026, 11:46

Bllokohen doganat drejt Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjes, ndalohet kalimi i kamionëve

Shkruar nga Pamfleti
Bllokohen doganat drejt Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjes, ndalohet
Bllokohen doganat për mjetet e tonazhit të rëndë

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka njoftuar këtë të hënë, më 13 prill, se në tre ditët në vijim do të ketë një bllokim të përkohshëm në doganat drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes.

Kjo për shkak se pritet të zhvillohet një grevë e transportuesve në këto tre vende në datat 14-16 prill.

Si pasojë e grevës, do të bllokohet kalimi i lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë.

Megjithatë theksohet se përjashtim do të bëhet vetëm për transportin e mjeteve me kafshë të gjalla apo për raste emergjence, si dhe për lëvizjen e autoveturave.

 

Bllokohen doganat drejt Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjes, ndalohetBllokohen doganat drejt Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjes, ndalohet

 

bllokohen doganat

Lini një Përgjigje