TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Prill 2026, 15:00

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojme te ndiqni nje bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zeze, ku nder te tjera vecojme:

SPAK ka marrë dëshmi kyçe nga dy të penduar për laboratorin e kokainës në Frakull, ku u sekuestrua drogë me vlerë rreth 40 milionë euro. Hetimet pritet të zbërthejnë të gjithë rrjetin kriminal.

Në një tjetër çështje, Gjykata e Tiranës ka shpallur në kërkim ndërkombëtar palestinezin Fadi Alwan, i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, pasi Libani refuzoi ekstradimin e tij në Shqipëri.

SPAK ka mbyllur hetimet edhe për Bashkinë Divjakë, ku pesë zyrtarë janë marrë të pandehur për shkelje të barazisë në tre procedura tenderimi me vlerë rreth 1 milion euro.

Ndërkohë, autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët për rritjen e SMS-ve mashtruese “smishing”, që synojnë vjedhjen e të dhënave bankare përmes linqeve të rreme.

Në Shijak është zbardhur një rrëmbim dhe dhunë për para, me dy të arrestuar dhe një në kërkim, ndërsa në Fier një 47-vjeçar u gjet i vdekur pasi dyshohet se mbeti i bllokuar gjatë tentativës për vjedhje.

Në Vlorë, një fëmijë 2-vjeçar humbi jetën pasi ra aksidentalisht nga ballkoni i banesës, ndërsa në kufi priten bllokime të përkohshme për shkak të grevës së transportuesve në rajon. 

 

edicioni i lajmeve

Lini një Përgjigje