
Një e moshuar në Korçë ka shpëtuar në mënyrë të pazakontë, pasi fqinjët u alarmuan nga uji që pikonte nga tavani i banesës.
Fillimisht, një komshi ka konstatuar lagështirën dhe pikimin, duke ngritur dyshime. Ata kanë tentuar të kontaktojnë me të moshuarën, por nuk kanë marrë përgjigje. Më pas, fqinjët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë hapur derën e banesës dhe kanë gjetur të moshuarën të shtrirë në ambientet e dushit. Sipas informacioneve, ajo nuk mund të lëvizte për shkak të problemeve shëndetësore, përfshirë sëmundje të kockave dhe sklerozë.
Fqinjët tregojnë se ajo jetonte e vetme dhe prej dy ditësh nuk kishte pasur kontakt me askënd, ndërsa tavani i lagur ka shërbyer si sinjal alarmi.
E moshuara është transportuar në spitalin rajonal të Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime spitalore bëjnë me dije se ajo ka pësuar dëmtime, por është jashtë rrezikut për jetën.
Lini një Përgjigje