
GJKKO ka rrëzuar kërkesën për liri, lihen në burg të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës!
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka refuzuar kërkesën për liri të paraqitur nga të dyshuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”.
Vendimi i gjykatës për Petrit Çakrajn dhe vëllezërit Aleksandër, Fatjon dhe Kristi Bushgjokaj, për të cilët u vlerësua se nuk ka asnjë shkak ligjor për zëvendësimin apo shfuqizimin e masës së vendosur që prej korrikut të vitit 2025.
Fillimisht, masa e sigurisë ishte caktuar nga Gjykata e Dibrës, ndërsa më pas dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas dyshimeve se ngjarja është kryer në kuadër të një grupi kriminal.
Sipas hetimeve, Renis Dobra u rrëmbye dhe u vra mbrëmjen e 8 korrikut 2025 në Mat. Për të fshehur krimin, autorët dyshohet se e transportuan trupin me automjet dhe më pas e hodhën në liqenin e Shkopetit.
Sa i përket motivit, hetimet paraprake sugjerojnë se ngjarja mund të lidhet me humbjen e një sasie lënde narkotike në Gjermani, për të cilën vëllezërit Bushgjokaj dyshohet se e konsideronin përgjegjës 23-vjeçarin.
23-vjeçari nga Dibra, Renis Dobra u rrëmbye dhe u vra me litar mbrëmjen e 8 korrikut, ndërsa trupi i tij u gjet në liqenin e Shkopetit.
Vrasja e 23-vjeçarit u zbardh më 16 Korrik, ku u vendosën në pranga 2 prej autorëve të dyshuar, të cilët dhanë dëshmi kontradiktore para hetuesve, por janë kamerat e sigurisë në bizneset e aksit Burrel-Tiranë që i kanë tradhtuar.
E kaluara e errët në Gjermani, besohet të jetë bërë shkak i vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra në Shqipëri.
Policia kriminale e Dibrës, ka zbuluar se Dobra ishte dënuar me disa vite burgim nga Drejtësia Gjermane për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Të tre vëllezërit Bushgjoka, personazhe të njohur për policinë, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Dobra, të cilin pasi e vranë me litar e hodhën bashkë me makinën e tij buzë liqenit të Shkopetit. Dëshmitë dhe pamjet e kamerave të sigurisë çuan grupin hetimor në drejtim të tre vëllezërve nga Tropoja.
Eliminimi i 23-vjeçarit është realizuar pas një plani të mirëmenduar. Për të kryer vrasjen, vëllezërit Bushgjokaj dhe Çakrri kanë marrë disa makina me qira, në Rinas dhe Yzberisht, të ndryshme çdo ditë për të paktën 72 orë me radhë kur kanë survejuar lëvizjet e Dobrës. Përmes kësaj skeme shpresonin të ishin të vështirë për t’u zbuluar nga autoritetet. Madje, makinave kanë tentuar t’u heqin edhe GPS-in, por nuk kanë mundur. Pasi policia identifikoi auromjetet përmes pamjeve, kuptoi se ishin marrë me qira, dhe më pas, përmes gjurmimit të GPS-së u dokumentuan me prova të gjithë lëvizjet kriminale për eliminimin e 23-vjeçarit. Vëllai më i vogël, Aleksandër Bushgjokaj, dyshohet se në krim ka bashkëpunuar për nxjerrjen për në Kosovë të vëllait tjetër, po me makinë të marrë me qira.
Lini një Përgjigje