TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Prill 2026, 15:10

Vrasja e Martin Çeços/ Pas të akuzuarve të tjerë, lirohet nga qelia edhe Martina Pajollari

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Martin Çeços/ Pas të akuzuarve të tjerë,

Martina Pajollari, e akuzuar për moskallëzim krimi në lidhje me vrasjen e Martin Çeços, ndodhet prej dy javësh në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pas përfundimit të afateve ligjore të paraburgimit.

Vendimi për ndryshimin e masës është marrë nga gjykata, pas një kërkese të paraqitur nga mbrojtja e saj, e cila kërkoi lirimin nga qelia. Deri në këtë moment, Pajollari mbahej në paraburgim në burgun e Pojskës.

Rreth dy muaj më parë, edhe tre personat e tjerë të akuzuar për të njëjtën ngjarje u liruan nga paraburgimi për të njëjtën arsye, përfundimin e afateve të përcaktuara me ligj.

Sipas organit të akuzës, Pajollari dyshohet se ka ndihmuar në nxjerrjen në pritë të viktimës, Martin Çeço, dhe më pas nuk ka kallëzuar krimin pranë autoriteteve.

Ngjarja ndodhi në qershor të vitit 2022 në fshatin Kolanec, Maliq, ku Çeço u qëllua për vdekje dhe më pas trupi i tij u hodh në një rezervuar. Vrasja shkaktoi reagim të gjerë në opinionin publik dhe mori vëmendje të madhe mediatike.

Sipas hetimeve paraprake, motivet e krimit lidhen me një konflikt personal dhe xhelozi, në kontekstin e marrëdhënieve të viktimës me Pajollarin.

 

Lini një Përgjigje