Partia Socialiste feston sot 35-vjetorin e lindjes me një organizim në Sheshin ‘Italia’ në Tiranë. Në një postim në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama ka uruar çdo anëtar të familjes së madhe politike.
Kreu i PS shton se minisioni historik i kësaj partie është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“MIRËMËNGJES,
dhe me urimin për çdo anëtar e anëtare të familjes sonë të madhe politike, në këtë 35-vjetor të Partisë Socialiste, si edhe me bindjen e patundur në misionin tonë historik për të ngjitur Shqipërinë 2030 në majën e Europës së Bashkuar, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë.”, shkruan Rama në postimin e tij.
Politika "sociale" e socialiste hajdute miliarder. Ka nje popull ndryshe sot, misionit tuaj antikombëtar po i vjen fundi.
Shqiptare! Bojkotoni antimitingun e hajduteve te Shqiperise dhe bashkohuni me protestat e rinise! Nuk mundet me qe shqiperia te punoje per Kastratin, sajmirin, Xenin, Ramet. Nuk mundet me qe te huajt te marrin copa toke nga atdheu me firmen e Rames dhe pretendimin hipokrit se eshte investim i huaj dhe ju sjell zhvillim e te ardhura. Asgje nuk do jete per juve, Shikoni Frangaj me Klanin, servil te qeverise. Shikoni cfare e sa ka perfituar ai nga ky pushtet diktatorial. Edhe Sazani do kthehet ne toke amerikane e familjes ! Zverneci vetem do humbasi vlerat dhe do kthehet ne mjet fitimi per mafjen midis te cileve jane dhe qeveritare tane.