TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Prill 2026, 10:55

Hyri në një banesë në Fier për të vjedhur, gjendet i vdekur 47-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Hyri në një banesë në Fier për të vjedhur, gjendet
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në lagjen “8 Shkurti” në Fier, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën brenda ambienteve të një banese ku kishte hyrë për të vjedhur.

Viktima Ilir Zarka 47 vjeç, i cili nuk është identifikuar ende, ka tentuar të futet në banesë nga dritarja, por ka mbetur i bllokuar, me gjysmën e trupit të ngecur në hapësirën e saj. Si pasojë, ai ka humbur jetën në vend.

Banesa është në pronësi të Uan Lules, i cili prej një muaji ndodhet në Greqi pranë fëmijëve të tij. Sipas vëllait të tij, Nikollaq Lule, një fqinj që kujdesej për shtëpinë e ka konstatuar trupin dhe ka njoftuar policinë. Ai tha se në momentin që u gjet, viktima ishte i maskuar me kapuç dhe doreza.

“Vëllai ka ikur ka një muaj në Greqi tek fëmijët. Para dy ditësh isha këtu, kontrollova nuk kishte gjë. Kalon një komshi që vjen çdo ditë për të ushqyer qenin. Kishte gjetur një person këtu në dritare, me vrap kishte lajmëruar policinë, lajmëroi edhe vëllanë. Erdha këtu, policia bëri verifikimet. Fillimisht kishte thyer xhamin aty, s’kishte gjeturi gjë, ka ardhur te dritarja e shtëpisë, ka tentuar të futet aty, ka ngecur gjysmë trupi, as nuk dilte asgjë. Në mëngjes, komshiu erdhi dhe e gjeti të vdekur”, tha vëllai i pronarit të banesës.

Trupi i viktimës është transportuar në morgun e Fierit, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

e rende ne fier gjendet i vdekur 40 vjecari

Lini një Përgjigje