TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Prill 2026, 20:17

Tragjedia në Vlorë, policia zbardh detaje: 2-vjeçari ra nga ballkoni ndërsa ndodhej në shtëpi me nënën

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedia në Vlorë, policia zbardh detaje: 2-vjeçari ra nga
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vlorë, ku një fëmijë i mitur humbi jetën në mënyrë tragjike pasi ra nga lartësia.

Sipas policisë, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në lagjen “Pavarësia 3”, në Vlorë. I mituri, vetëm 2 vjeç, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës në pallatin ku jetonte.

Bëhet me dije se fëmija ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e dëmtimeve të marra nga rënia. Policia njofton se në momentin e ngjarjes, i mituri ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij, shtetasen me inicialet K.H.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

"Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Pavarësia 3”, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës në pallatin ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Nga të dhënat paraprake rezulton se fëmija ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij, shtetasen K. H.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje