TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Prill 2026, 18:47

E rëndë në Vlorë, fëmija 3-vjeçar bie nga ballkoni dhe humb jetën

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Vlorë, fëmija 3-vjeçar bie nga
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku një fëmijë 3-vjeçar ka rënë nga ballkoni i banesës së tij.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës në Vlorë, ndërsa i mituri dyshohet se ka rënë nga ballkoni, nga kati i katërt i një pallati.

Bëhet me dije se menjëherë pas ngjarjes kanë mbërritur ekipet e urgjencës, të cilat e kanë transportuar të miturin drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, fëmija ka ndërruar jetë në spital për shkak të dëmtimeve të shumta të marra nga rënia. Policia pritet të sqarojë shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Lini një Përgjigje