TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Prill 2026, 20:50

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, përplasen tri makina; plagoset efektivi i policisë

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në aksin Korçë-Bilisht, përplasen tri makina;
Foto ilustruese

Një aksident i trefishtë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Dyshohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e një lëvizje të gabuar nga ana e njërit prej drejtuesve të mjeteve me targa të huaja duke u goditur kokë më kokë me një mjet fuoristradë dhe më pas në aksident është përfshirë edhe një mjet i tretë i cili ka marrë goditje të konsiderushme nga pas.

Si pasojë e aksidentit mbeti një i lënduar, i cili rezulton të jetë efektiv policie pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë. Efektivi ka qenë i veshur me uniformë dhe po shkonte të merrte turnin. I lënduari ka marrë dëmtime serioze në pjesë të ndryshme të trupit dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Korçës.

Burimet nga "bluzat e bardha" bëjnë me dije se efektivi ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

aksident

Lini një Përgjigje