Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Berat–Poliçan, në fshatin Vërtop. Mësohet se një automjet tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi disa metra.
Në mjet ndodhej një familje me tre persona, babai dhe dy vajzat e tij të mitura. Si pasojë e aksidentit janë plagosur shtetasi E. Sh., 40 vjeç, si dhe dy vajzat e tij, 14 dhe 9 vjeçe.
Të tre të plagosurit janë transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po kryejnë këqyrjen për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.
Lini një Përgjigje