TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Prill 2026, 13:14

I shpallur në kërkim, kapet në Kakavijë ish-drejtori i Shërbimeve Komunitare

Shkruar nga Pamfleti

I shpallur në kërkim, kapet në Kakavijë ish-drejtori i

Adriatik Onjea, ish-drejtor i Shërbimeve Komunitare në Bashkinë e Gjirokastrës, është kapur nga policia në pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës, teksa po hynte në territorin e Shqipërisë nga Greqia.

Ndaj Onjeas, Gjykata e Gjirokastrës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë, lidhur me ngjarjen e ndodhur në 3 mars, kur një punonjës u rrëzua nga kati i dytë i një godine private gjatë kryerjes së punimeve për pastrimin e objektit.

Onjea akuzohet për shpërdorim detyre dhe prishjen e provave.

Pas ngjarjes, Onjea ishte larguar nga Shqipëria dhe sipas raportimeve qëndronte në Janinë (Greqi), ndërsa ishte shpallur në kërkim pas caktimit të masës së sigurisë nga Gjykata.

Ngjarja për të cilën akuzohet Onja ka ndodhur në lagjen “Zinxhira” në qytetin e Gjirokastrës, ku punonjësi i shërbimeve komunitare u rrëzua nga kati i dytë i një godine private gjatë kryerjes së punimeve për pastrimin e objektit, i cili ishte sekuestruar nga banka.

Si pasojë e rënies, ai pësoi dëmtime të rënda dhe u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës, ku nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi  jetë më 10 mars.

Në lidhje me ngjarjen, Policia e Shtetit arrestoi tre persona, të akuzuar për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” edhe për dy përgjegjësit teknikë, shtetasit P.C. dhe A.B., ndërsa për shtetasin A.L., me detyrë brigadier, është vendosur masa “arrest në shtëpi”.

 

onjea bashkia gjirokaster kakavije

Lini një Përgjigje