TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Prill 2026, 11:12

Vrasja në Fushë-Krujë, autori dhe viktima prej dy vitesh në konflikt; zbardhen detajet

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja në Fushë-Krujë, autori dhe viktima prej dy vitesh në
Viktima-Autori

Zbardhen detaje të reja nga vrasja me armë zjarri e 41-vjeçarit Artur Çangu, e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Vijon, në zonën e Niklës. Sipas burimeve nga grupi hetimor, autori i dyshuar, Eduart Afmataj vijon të jetë në kërkim.

Nga hetimet paraprake rezulton se mes viktimës dhe autorit kishte prej rreth dy vitesh konflikte të vazhdueshme për çështje pronësie. Ngjarja ka arritur kulmin në momentin kur Çangu kishte shkuar pranë banesës së prindërve të tij dhe kishte parkuar automjetin.

Ky veprim ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Afmatajt, i cili ka kundërshtuar parkimin, duke pretenduar se i bllokohej rruga. Debati verbal është përshkallëzuar në konflikt fizik.

Në vijim, autori i dyshuar ka marrë një armë gjahu tip “çifte” dhe ka qëlluar për vdekje 41-vjeçarin. Pas krimit, ai ka njoftuar policinë dhe më pas është larguar nga vendngjarja, duke humbur gjurmët.

Forcat e policisë vijojnë kontrollet për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

artur Çangu eduart afmataj

Lini një Përgjigje