TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Prill 2026, 07:11

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet duke shpërndarë kokainë

Shkruar nga Pamfleti
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet duke shpërndarë
Ilustrim

Policia britanike sekuestron drogë, para cash dhe prova të tjera gjatë kontrolleve në banesë dhe automjet

Një shtetas shqiptar 20-vjeçar është paraqitur në një gjykatë në Plymouth, i akuzuar për shpërndarje të kokainës, pas një operacioni të policisë lokale.

Sipas policisë së Plymouth, hetuesit e njësisë Proactive arrestuan të riun, pasi vunë re aktivitet të dyshimtë në zonën West Hoe. Më pas, oficerët ndaluan një automjet në Victoria Place, në Stoke, ku gjatë kontrollit gjetën 18 doza të dyshuara kokaine dhe një shumë parash.

Policia bëri të ditur se kontrolle të mëtejshme në një banesë në rrugën Knighton zbuluan sasi të tjera parash, peshore dixhitale dhe materiale të lidhura me shpërndarjen e drogës.

I arrestuari, i identifikuar si Henrei Rrethi, banues në Plymouth, u mor në pyetje në komisariatin Charles Cross dhe më pas u akuzua për posedim me qëllim shpërndarjeje të një droge të klasit A (kokainë), posedim të pasurisë kriminale (para cash) dhe drejtim automjeti pa siguracion.

Rrethi u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës në Plymouth më 9 prill, ku nuk dha deklaratë për akuzat. Gjykata vendosi ta mbajë në paraburgim deri në paraqitjen e radhës në Gjykatën e Kurorës në Plymouth më 11 maj.

Ky rast përbën pjesë të operacioneve të vazhdueshme të autoriteteve britanike kundër shpërndarjes së drogës në zonë.

Lini një Përgjigje