TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Prill 2026, 19:57

U vra me armë zjarri nga kunati, trupi i pajetë i Artur Çangut gjendet në një kodër në Nikël; policia zbardh dinamikën e ngjarjes

Shkruar nga Pamfleti
U vra me armë zjarri nga kunati, trupi i pajetë i Artur Çangut
Foto ilustruese

Policia e Krujës ka zbardhur dinamikën e vrasjes që tronditi Niklën mbrëmjen e sotme. Autor i dyshuar për vrasjen është shtetasi Eduart Ahmataj, me të cilin viktima thuhet se ka pasur një konflikt disa ditë më parë.

Ndërkohë trupi i pajetë i Artur ÇanguT është gjetur në një kodër në fshatin Kurrçaj, në zonën e Niklës.

Sipas burimeve paraprake, viktima është konstatuar e shtrirë në tokë, ndërsa mësohet se trupi ishte i kthyer përmbys dhe janë konstatuar shenja plumbash.

Megjithatë, rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa forcat e policisë ndodhen në zonë dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar.

"Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij."-njofton policia. 

vrasje fushe kruje

Lini një Përgjigje