Një prej bashkëpronarëve të këtij hoteli ka rënë nga tarraca e tij në kushte ende të pazbardhura.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga tarraca e një hoteli, ku ishte bashkëpronar.
Ngjarja ka ndodhur në Hotel Olimpik, në kilometrin 2 në aksin Gjirokastër–Tepelenë.
Sipas të dhënave paraprake, Krenar Stroka, një prej bashkëpronarëve të këtij hoteli ka rënë nga tarraca e tij në kushte ende të pazbardhura. Ai gjendej në tarracë dhe më pas ka rënë pingul nga një lartësi gati 15 metra.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, e cila e transportoi të plagosurin në spital në gjendje shumë të rëndë për jetën. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 60-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.
“Rreth orës 10:45, në lagjen “Virua”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga tarraca e hotelit në pronësi të tij, shtetasi K. S., 60 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”,thuhet në njoftimin e policisë.
Ore i rreshkiti kemba apo e shtyne.......................