TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Prill 2026, 10:09

Në kërkim për vrasje, arrestohet shqiptari në Kolumbi

Shkruar nga Pamfleti
Në kërkim për vrasje, arrestohet shqiptari në Kolumbi
Shqiptari i arrestuar në Kolumbi

Një shqiptar është arrestuar në qytetin Pereira të Kolumbisë, pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar për një vrasje të ndodhur në vitin 2022.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Florind Ramën, i cili ishte shpallur në kërkim nga INTERPOL për një ngjarje kriminale në Marbella të Spanjës.

Ndërkohë, autoritetet kolumbiane kanë nisur hetimet për të verifikuar lidhjet e mundshme të tij me rrjete të trafikut të drogës në zonën ku u kap.

Lini një Përgjigje