Publikohen pamjet e ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një qen i racës pitbull sulmoi një vajzë 4-vjeçare, duke i shkaktuar plagë në kokë.
Videoja e kapur nga kamerat e sigurisë të bizneseve pranë vendit të ngjarjes tregon momentin kur qeni lëviz i lirë në zonë dhe më pas sulmon papritur të miturën, e cila ndodhej nën shoqërinë e gjyshes së saj.
Në pamje shihet se gjithçka ndodh brenda pak sekondash, ndërsa të pranishmit reagojnë menjëherë për të ndërhyrë dhe për të larguar kafshën nga vajza e vogël. Falë ndërhyrjes së qytetarëve është bërë e mundur shkëputja e qenit dhe shmangia e pasojave edhe më të rënda.
Si pasojë e sulmit, 4-vjeçarja ka pësuar dëmtime në pjesën e kokës dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se qeni dyshohet të jetë pa pronar dhe lëvizte i lirë në zonë. Pas incidentit, kafsha është mbajtur e lidhur dhe pritet të merret në administrim nga autoritetet përkatëse për t’u dërguar në një qendër të posaçme për trajtimin e kafshëve.
1. Nuk eshte PITBULL, mos ja fusni kot. 2.Qene te braktisur edhe te rracave gjen gjithandej, askush nuk merr masa. I vetmi qe i mbante nen kontroll ishte BERISHA dhe ngaqe ja kishin friken, fshiheshin skutave.
Shume e rende kembane alarmi mund te ishte femija i secilit nga ne apo secili nga ne mund te sulmohet sot ne rruge shikon edhe persona me qen qe i mbajne te leshuar Shteti duhet te forcoje ligjin sot ke frike te vesh ne park qene qe mbahen nga njerez jashte c do kontrolli te pa lidhur dhe maske mbrojtse njerez qe u duket vetia te forte ca injorante qe i genjen mendja nuk ja u ka borxh njeri