Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm ka ndryshuar vendimin për Azgan Mërnicën, duke e dënuar me 35 vite burg për vrasjen e punonjësit të policisë Novruz Cenalia, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2024 në Fier.
Apeli rrëzoi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Fierit, e cila më 30 korrik 2025 e kishte dënuar 24-vjeçarin me burgim të përjetshëm. Me vendimin e ri, dënimi është ulur në 35 vite heqje lirie.
Krimi ndodhi më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit. Sipas hetimeve, Mërnica dhe efektivi i forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia, u përballën në aksin rrugor që lidh fshatrat Baltëz dhe Dermenas.
Në momentin e ngjarjes, Mërnica po udhëtonte me automjet së bashku me të ëmën. Polici i kërkoi të ulte shpejtësinë, pasi rruga kalon në zonë të banuar.
Sipas dosjes hetimore, Mërnica ndaloi automjetin dhe doli me armë zjarri në dorë, duke ia drejtuar efektivit 29-vjeçar. Ai qëlloi tre herë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.
I pandehuri Azgan Mërnica akuzohet për disa vepra penale, përfshirë: “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Duhen shkrire fare gjykatat e koruptuara. Cili eshte shkaku dhe rrethana qe ju ul denimi ketij vrasesi???
U be gjasme reforma, me pare paguheshin para' neper gjykata dhe prokurori..tani paguhen shume me shume para' per te njejtat ceshtje.
Epo familjaret e te akuzuarit, kane korruptuar tgjithe gjykan per kte ndrryshim te voçkel! Se gjykatat e sotme japin burgim per jete , ne vrasje per hasmeri, ndermjet grupeve kriminale, etj! Kurse per kte hero, qe mund tja kishte marre jeten ne cdo moment “mamices” vec 35 vjet! Qe del ne 14vjet me sjellje te mire, me ulje, dhe 2/3 pastaj sherbim prove! Zyrtarisht Apel legenash!
Kane dhe para, me 100%! Ky milet nuk e njeh demokracine, do hu dhe kamzhik! Mire ja bente Dulla, e kishte kuptuar kete lloj race pellazgo-otomane! Te provoje te prekje policin ne ate kohe!