TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Qershor 2026, 08:17

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre automjete

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre
Pamje nga aksidenti

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në aksin nacional Gjirokastër–Tepelenë, në zonën e kthesës pranë ish-Divizionit.

Sipas të dhënave paraprake, në ngjarje janë përfshirë dy automjete dhe një fuoristradë. Nga përplasja nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa janë shënuar vetëm dëme materiale në mjetet e përfshira.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta. Autoritetet po punojnë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

aksident ne aksin gjirokaster-tepelene

Lini një Përgjigje