Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në zonën e Ishull Shëngjinit, në Lezhë. Mësohet se një automjet është përplasur me një motor, në të cilin udhëtonin dy persona.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi dhe pasagjeri i motorit kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas burimeve spitalore, të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm nga stafi mjekësor.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe përgjegjësitë e drejtuesve të mjeteve të përfshira në ngjarje.
Lini një Përgjigje