TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Prill 2026, 14:40

Zbulohen dy 'fole' prostitucioni në Durrës, arrestohen 4 kineze 

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohen dy 'fole' prostitucioni në Durrës, arrestohen 4

Një fole prostitucioni është zbuluar në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe në Golem, pas një operacioni të zhvilluar nga Policia e Durrësit.

Në pranga ranë 4 shtetase kineze, ndërsa 4 persona të tjerë nga Durrësi, Kavaja, Shijaku dhe Kosova po hetohen në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale.

Sipas hetimeve, aktiviteti zhvillohej në dy ambiente të marra me qira, të përshtatura për prostitucion, ndërsa gjatë kontrolleve u sekuestruan 4 pasaporta dhe një shumë parash.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, së bashku me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin policor të koduar “Storm 17”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë 4-javore, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve X. Ch., 48 vjeçe, J. L., 36 vjeçe, Y. L., 48 vjeçe dhe L. Sh., 53 vjeçe, të gjitha shtetase kineze.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, edhe 4 shtetas nga Durrësi, Kavaja, Shijaku dhe Kosova.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 pasaporta dhe një shumë parash.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se këto shtetase e ushtronin aktivitetin në dy ambiente të marra me qira, në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe të Golemit, Durrës, duke i përshtatur për prostitucion”, njoftoi sot policia.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, pas një hetimi 4-javor mbi aktivitetin në zonat turistike të Durrësit", njofton policia. 

Lini një Përgjigje